UBT

Maqedonasit në panik nga shtimi i shqiptarëve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Maqedonasit si duket janë në panik nga shtimi i shqiptarëve dhe nga fakti se maqedonasit në vazhdimësi po përbëjnë strukturën më të madhe të vdekjeve në vend.

Partia VMRO dhe kryeministri Gruevski, gjithnjë e më tepër po i riaktualizojnë temat dhe shqetësimet për trendet demografike ndëretnike në vend.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Vlladimir Peshevski paralajmëroi rrezik për ulje të dukshme të numrit të etnitetit maqedonas në vend gjatë periudhës së ardhshme, përkundër rritjes së numrit të shqiptarëve në Maqedoni, raporton INA.

Në konferencën për Diasporën e Bashkuar Maqedonase, Peshevski ftoi të rinjtë në diasporë që t’i nxjerrin pasaportat maqedonase.

“Roli i diasporës për mbijetesën e Maqedonisë në vitet e ardhshme do të jetë gjithnjë më i madh. Raportet mes bashkësive etnike në Maqedoni po ndryshojnë. Numrat po ndryshojnë dhe do të jetë shumë e rëndësishme që ta rrisim numrin e maqedonasve në vitet që do të vijnë. Kjo ka rëndësi të madhe edhe për efektet ekonomike”, theksoi Peshevski.

Ai tha se lidhja me diasporën maqedonase nuk guxon të humbet. “Për Maqedoninën është mirë që sa më shumë të rinjë nga gjenerata e dytë ose e tretë, të cilët kanë emigruar të kthehen në vend, në rrënjët e tyre, me të atë do të kenë mundësi të shohin se çfarë po ndodhë në Maqedoni e cila po ndryshon. Ndërsa disa prej tyre të njihen me mundësitë për biznes dhe investime”, porositi maqedonasit, zëvendëskryeministri për çështje ekonomik, Vladimir Peshevski.

Mobi Casa

Në Maqedoni po vazhdon rënia drastike e natalitetit, me ç`rast Enti Shtetëror i Statistikave ka regjistruar shifra serioze për rënien e lindshmërive.

Sipas të dhënave të ESHS-së, nataliteti nga viti 1995 deri në vitin 2012 ka shënuar rënie për 4 për qind.

Sipas një analize të demografëve, vendi po e humbë betejën me natalitetin dhe se statistikat janë shqetësuese. Qeveria përmes një plani social nuk arriti të shtojë numrin e lindshmërive.

Sipas këtij plani, çiftet që lindin fëmijën e dytë, tretë dhe të katërt përfituan dhe përfitojnë një pagë sociale për disa vite, ndërsa tani është në fuqi vetëm ndihma sociale vetëm për ato çifte me fëmijën e tretë.

Por, megjithë këto masa sociale për nxitjen e lindshmërive, nataliteti akoma vazhdon me trende negative.

Trendet negative janë tek komuniteti maqedonas, ndërsa rrezikohet nataliteti edhe tek komuniteti shqiptar. Rritje të natalitetit vazhdon të ketë komuniteti rom./tribuna/