RCCOLA

MAPL do ta ndihmojë Artanën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administratës së Pushtetit Lokal Slobodan Petroviç ka vizituar komunën e Novobërdës dhe me këtë rast ka thënë se MAPL do ta ndihmojë me projekte këtë komunë bashkë me Komisionin Evropian.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administratës së Pushtetit Lokal zoti Petroviç u pritë sot nga Kryetari i Komunës së Novobërdës, Svetislav Ivanoviç

Konstituimi i organeve të reja komunale, zgjedhja e kryesuesit të kuvendeve dhe emërimi i drejtorëve të drejtorive në komunë, ishin temë diskutimi mes Zëvendëskryeministrit Slobodan Petroviç dhe kryetarit të Novobërdës, Svetislav Ivanoviç.

UBT

Në takimin mes Zëvendëskryeministrit, Slobodan Petrovçi dhe kryetarin Svetislav Ivanoviç u bisedua edhe për projektet që do të mbështesë MAPL gjatë këtij viti bashkë me Komisionin Evropian.

Zëvendëskryeministri Petroviç tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal mbetet e përkushtuar t`i mbështes komunat drejt krijimit të një qeverisje lokale të përgjegjshme dhe gjithnjë me qëllimin e përmirësimit të mirëqenies për qytetarët./rajonipress/