FIDANISHTJA

MAPL-DEMOS shpërblejnë Gjilanin me grant prej 430 mijë euro për performancën e lartë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit, si rezultat i performancës së lartë në kuadër të Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale dhe tri kushteve minimale të vlerësimit, është shpërblyer me grant prej 430 mijë e 423 euro nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe organizata zvicerane DEMOS për vitin 2020, që bashkëfinancohet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedia dhe Norvegjia.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur falënderim për MAPL, DEMOS dhe organizatat tjera, për vlerësimin e lartë për Komunën e Gjilanit.

“Jam shumë i nderuar që Gjilani është ranguar në krye për performancën e lartë nga MAPL e DEMOS. Ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm për Gjilanin. Këto mjete nga granti, sikur edhe ato të kaluarat, do të përkthehen me investime komunitare. Faleminderit ekipit të madh Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale për punën e madhe që e kanë bërë, sikurse edhe të gjithë resorëve të Komunës”, ka deklaruar Haziri.

Uji Dea

Përndryshe, nga prej vitit 2016, Komuna e Gjilanit është shpërblyer me pesë grante të performancës në shumën prej mbi 600 mijë euro, ndërkaq me këtë të fundit e çon shifrën totale prej mbi 1 milion euro.

Nga grantet e kaluara, përveç tjerash, është ndërtuar pjesa e parë e Rrugës së Kumanovës, rrethrrotullimi tek hyrja në Rrugën e Prishtinës dhe asfaltimi i rrugëve me elementet përcjellëse në lagjen Porodin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.