GRANDEMALL

Manovrat me Demarkacionin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri Ramush Haradinaj ka paralajmëruar mundësinë e dërgimit të Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi në Arbitrazhin Ndërkombëtar, por një gjë e tillë nuk do të jetë e mundur pa pajtimin e palës malazeze. Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se as Arbitrazhi nuk është zgjidhje, shkruan sot, gazeta Zeri.

Ndonëse kanë kaluar dy vjet prejse Marrëveshja e Demarkacionit u nënshkrua mes Kosovës dhe Malit të Zi ende nuk po mund të gjendet një zgjidhje. Përkundrazi, së fundmi (pas formimit të Komisionit të Ri për Demarkacionin) kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se në rast se nuk arrihet një zgjidhje rreth kësaj çështjeje, kjo marrëveshje mund të shkojë në Gjykatën e Arbitrazhit.

Mirëpo njohësit e çështjeve politike dhe evropiane konsiderojnë se Arbitrazhi nuk është zgjidhja e duhur për Demarkacionin, kjo meqë Arbitrazhi mund të mos sjellë zgjidhje për vite të tëra. Ata me këtë rast kanë bërë thirrje që Kosova ta gjejë një zgjidhje me Malin e Zi, porse janë shprehur skeptikë nëse versioni aktual mund të ndryshohet.

Fundamenti

Nga ana tjetër, përderisa Mali i Zi vazhdimisht ka përsëritur se nuk do ta rinegociojë këtë marrëveshje, ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që Demarkacioni të ratifikohet sa më parë, në mënyrë që të hapet rruga drejt liberalizimit.

Drejtues të Komisionit të Ri për Demarkacionin kanë bërë të ditur se janë duke zhvilluar punë intensive dhe se kanë gjetur elemente të reja, të cilat nuk janë përmendur nga asnjë komision deri më tash.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.