Osmani e gatshme për një takim gjithëpërfshirës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, që t`i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë.
Kështu bëri të ditur këshilltari për Media i Presidencës, Bekim Kupina.
“Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, tha Kupina, këshilltar për media. /Zëri