Fundamenti

Mandati i EULEX-it prek 10 ligje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ndryshimet në mision do të kërkojnë amdandamentimin e dhjetë ligjeve dhe tri kodeve. Janë dhjetë ligje dhe tri kode që do t’i nënshtrohen amandamentimit përnjëherësh me vendimin e Kuvendit që do ta ratifikojë marrëveshjen për misionin e ri eruopian për sundim të ligjit në Kosovë. Amendamentet tashmë janë bërë gati – shkruan Koha Ditore.

Ligjet që do të pësojnë ndryshime rregullojnë sfera të ndryshme, veçmas ato që ndërlidhen me fushat ku ka kompetenca ekzekutive EULEX-i.

ARKATANA

Do të amandametohen: Ligji për përzgjedhjen e lëndëve dhe caktimin e lëndëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve të EULEX-it në Kosovë; Ligji për Prokurorinë Speciale; Ligji për Departamentin e Mjekësisë Ligjore; Ligji për statusin, imunitetet dhe privilegjet e misioneve diplomatike, konsullore dhe personelin e Kosovës dhe praninë ndërkombëtare ushtarake, si dhe personelin e saj; Ligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit; Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve; Ligji për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit; Ligji për mallrat e liruara nga tatimi doganor; Ligji për tatimin në pronën e paluajtshme si dhe Ligji për tatimin në të ardhurat personale.

Do të amandamentohen edhe Kodi Doganor dhe ai i Akcizave, Kodi Penal i Republikës së Kosovës si dhe Kodi i Procedurës Penale të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.