Kurti: Serbia shkatërroi 1784 monumente, 175 biblioteka, agjësoi 1.7 milion libra shqip, grabiti 3724 artefakte
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se raporti për dokumentimin e kulturocidit të kryer nga Serbia në Kosovë është edhe një dëshmi për shkatërrimin sistematik të trashëgimisë sonë kulturore.
Ai shpërndau postimin në Facebook të ministrit të Kulturës Hajrullah Çeku, i cili ka shkruar për gjenocidin e Serbisë në Kosovë, ku tashmë është hartuar raporti për krimet e kryera gjatë luftës.
Kurti tha se Serbia shkatërroi 1784 monumente, 175 biblioteka, agjësoi 1.7 milion libra shqip, grabiti 3724 artefakte.
“Ky raport i hartuar nga Komisioni shtetëror i emëruar nga Qeveria, dëshmon shkatërrimin e 1784 monumenteve dhe 175 bibliotekave, asgjësimin e 1.7 milion librave shqip, grabitjen e 3724 artifakteve dhe dhjetëra mijëra dokumenteve arkivore, dëmtimin dhe vjedhjen e qindra veprave të artit”.
“Republika e Kosovës është e përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për të gjitha krimet e kryera nga Serbia gjenocidale”, ka shkruar Kurti. /Gazeta Express