UBT

Maloku: Serbia duhet të zgjedhë, ose me Lindjen ose me Perëndimin

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjatë ditëve të fundit në mediet serbe ka qarkulluar lajmi se presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq i është kërkuar nga zyrtari amerikan Brian Hoyt Yee që ta njohë Kosovën shtet deri më së largu me 1 janar të vitit 2019.

Ndërkaq, vetë presidenti serb ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë sa i përket kësaj kërkese.

Analisti kosovar, njëkohësisht profesor i sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, Fadil Maloku, ka thënë për Indeksonline se kjo kërkesë e SHBA-ve dëshmon se interesat amerikane në Ballkanin Perëndimor nuk janë të përkohshme. Kjo sipas tij, është një “detyrë shtëpie” për të mos bërë më pengesa ndaj Kosovës.
“Insistimin kategorik te zyrtarit te larte Amerikan, qe Presidenti serb, e beri publike me te kthyer nga SHBA-ja, dëshmon përveç tjerash edhe një here qe interesat amerikane ne Ballkanin Perëndimor, nuk janë te natyrës se përkohshme: nuk janë kurtuazi diplomatike: nuk janë fjale qe nuk kane peshën e vete”specifike”, pra nuk janë thjesht një mesazh sa për t’u thënë. Por, janë një porosi e qarte, një deklarim publik e pa ekuivokë qe i adresohet Presidentit serb, si detyre imediate shtëpiake, për mos be me pengesa te mëtejme te Serbia ndaj Kosovës”, tha Maloku.

I pyetur se a beson se Serbia do e marrë parasysh këtë kërkesë, Maloku ka thënë se tani Serbia është mes dy zgjedhjesh, ose me Perëndimin ose me Lindjen. Nëse Serbia vendosë të qëndrojë indiferente, kjo do i prodhojë vetëm izolim e prapambetje.

Uji Dea

“Serbisë, mendoj unë, tani I duhet te zgjedh, o perëndimin si sfere ndikimi ne te ardhmen, o Lindjen me Rusinë. Loja, me idenë dhe parollen e te painkuadruareve, qe ka zgjedhe apo pretendon ta zgjedhe aktualisht Serbia pra as me Lindje e as me Perëndim, kujtoj ne faza afatgjata te proceseve ne nivele globale dhe kontinentale, do prodhojnë vetëm izolim, prapambetje dhe tendenca injoruese ne estabilismentet e ardhme serbe”, ka thënë Maloku.

Ndërsa sa i përket mundësisë së kushtëzimit të SHBA-ve nga ana e Serbisë për njohjen e Kosovës, Maloku ka thënë se nuk a kanë luksin për kushtëzime. Kjo për arsye se Serbia ka mjaftueshëm problem tjera si ekonomike, sociale e politike.

“Serbia, me izolimin qe i është bere për gati këto dy dekada, nuk e ka luksin e kushtëzimit te asnjë vendi ne rajon, e aq me pak ne nivel kontinental dhe global. Ajo ka problemet te shumta: ekonomike, sociale, politike, etj. te cilat, nuk do te mund ne fazat afatgjata t’u beje balle ofertave qe vijnë nga Brukseli dhe Washingtoni”, përfundoi Maloku./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.