UBT

Maloku akuzohet për fyerje e keqpërdorime

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Disa ditë pas vendimit për largimin e Fadil Malokut si përfaqësues i AKR-së në KQZ dhe zëvendësimit të tij me Arbërie Nagavcin nga Gjakova, ‘lufta’ deklarative mes partisë dhe Malokut po vazhdon.

Derisa Maloku po deklaron nëpër media se u largua pasi nuk pranoi të pranonte heqjen e stemës nga fletëvotimet, AKR po e konsideron këtë një shpifje nga Maloku dhe po e akuzon atë për keqpërdorime dhe mospërfillje të qëndrimeve të partisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Uji Dea

Në një përgjigje me shkrim për Tribunën, AKR ka thënë se është në pritje të vendimit të presidentes Artifete Jahjaga për zëvendësimin e Malokut me Arbërie Nagavcin.

Ndërsa për akuzat e njëpasnjëshme të Malokut për partinë që dërgoi në KQZ, AKR konsideron se janë fushatë personale e tij dhe përpjekje e ulët për ta arsyetuar mospunën në KQZ. Në këtë parti po ashtu ka zëra të rangut udhëheqës që kanë menduar edhe ballafaqimin e Malokut me organet e rendit … (Tribuna).