GRANDEMALL

Maliqi: Për vite me radhë, ky kryetar nuk ka sjellë punë konkrete, dhe qytetarët nuk do të mashtrohen më nga justifikimet e tij

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ky dokument i prokurimit është pasqyra më e mirë e dështimeve të këtij kryetari. Nuk di të ketë ndonjë projekt që ai ka prezantuar, ka nisur procedurat e prokurimit dhe që nuk i është anuluar nga zyra përkatëse thotë Latif Maliqi këshilltar nga LDK-ja.

Reagimi i plotë:

Dështimet e një pas njëshme të një kryetari të viktimizuar. Kjo është thjesht një maketë e kryetarit Alban Hyseni, e prezantuar me synimin për të mashtruar qytetarët e komunës sonë.

Pikërisht për këtë e kam pasur fjalën në një intervistë, kur thashë se shpresoj që projekti i Bulevardit të mos ketë fatin e stadiumit. Përpjekja për të mashtruar qytetarët në vitin e fundit të qeverisjes nuk kalon më, sepse ata nuk besojnë më në maketa dhe prezantime 3D të projekteve për komunën tonë.

Qytetarët e Gjilanit do t’ia tregojnë vendin këtij kryetari në zgjedhjet lokale me votë, duke i dhënë një mesazh të qartë se nuk i durojnë më këto mashtrime.

FIDANISHTJA

Ky dokument i prokurimit është pasqyra më e mirë e dështimeve të këtij kryetari. Nuk di të ketë ndonjë projekt që ai ka prezantuar, ka nisur procedurat e prokurimit dhe që nuk i është anuluar nga zyra përkatëse.

Kjo tregon ose mungesën e aftësisë për të ndjekur një projekt deri në fund, ose probleme serioze me procedurat.

Duke u përpjekur të paraqitet si viktimë dhe të justifikohet me opozitën, e cila sipas tij nuk e votoi ose e hoqi projektin e Bulevardit nga buxheti, tashmë është e qartë se kjo strategji nuk funksionon më.

Për vite me radhë, ky kryetar nuk ka sjellë punë konkrete, dhe qytetarët nuk do të mashtrohen më nga justifikimet e tij./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.