Uji Dea

Maliqi: Asociacioni nuk e cenon sovranitetin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk do ta cenojë sovranitetin e shtetit të Kosovës.Sipas tij, ky asociacion nuk është ndonjë nivel i tretë i pushtetit apo ndonjë autonomi territoriale, por është një kompromis që i jepet komuniteti serb me disa favore shtesë.

Maliqi për Epokën e Re ka thënë se nuk ka rrezik real për bosnjëzimi e Kosovës, meqë një gjë të tillë nuk do ta lejojnë faktori vendor e ai ndërkombëtar.

Uji Dea

Ai ka thënë se reagimet e opozitës dhe shoqërisë civile janë të tepruara.

Sipas Maliqit me krijimin e këtij Asociacioni Serbia më nuk do të ketë pushtet mbi Kosovën.