FITORJA

Maliqi: Asociacioni e Ushtria po e kushtëzojnë njëra-tjetrën

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Serbët edhe më tej vazhdojnë të tregohen kokëfortë kur bëhet fjalë për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë. Sipas Listës Serbe, AKS-ja vetëm se do të ofronte stabilitet dhe bashkëjetesë midis minoriteteve në vend.

Presioni i tyre i vazhdueshëm për të arritur në këtë pikë, duket të jetë sfidë edhe për Qeverinë e Kosovës.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Shkëlzen Maliqi thotë se institucionet kosovare nuk duhet të ngutet sa i përket formimit të AKS-së. Sipas tij, krijimi i Ushtrisë së Kosovës dhe Asosacioni i Komunave Serbe po e kushtëzojnë njëra-tjetrën.

“Është çështje komplekse sado të lidhura që janë rreth vazhdimit të dialogut i cili ka ngecur qe sa kohë dhe nuk është duke vazhduar, nuk është puna vetëm tek asosacioni por duhet të definohet më qartë vazhdimi i dialogut dhe se ka edhe tema tjera që lidhen me këtë. Si për shembul Lista Serbe ta përkrahë krijimin e Ushtrisë së Kosovës, dhe mendojë se këto dy gjëta njëra-tjetën po e kushtëzojnë. Poashtu ka edhe një lloj hezitimi të paqartë në Bruksel i cili po ngul këmbë që të vazhdohet dialogu dhe nuk ka sqarime në publik për këto që po ndodh”, ka thënë ai në një bisedë për Indeksonline.

ARKATANA

Maliqi konsideron se presioni për këto dy çështje kanë bërë që të krijohet bllokadë, andaj edhe nuk duhet ngutur.

“Ata bëjnë presion, Kosova bënë presion për Ushtrinë dhe këtu kemi mbët në një farë bllokade dhe nuk është se duhet të ngutet me këtë. Ne e dimë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mirë mund të punohet që rekomandimet e Gjykatës rreth asosacionit që janë shumë vërejtje të bëhen një dokument i aplikueshëm, të sqarohet se asosacioni nuk do të ketë kurrfarë pushteti të vetin, por do të ketë një lloj kordinimi mes faktorit serb të Kosovës pa fuqi ekzekutive”, ka theksuar ai më tej.

Ndryshe, institucionet e Kosovës po refuzojnë edhe më tej ta formojnë AKS-në, edhe pse ky është detyrim sipas marrëveshjes së Brukselit./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.