Eko Higjiena

Makolli: Shala e ka gabim

/ 1 minutë lexim

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Ibrahim Makolli, ka kërkuar argument nga kryetari i parë i AAK-së, Blerim Shala, i cili ka deklaruar se AKR-në nuk mund ta shohë në një koalicion me PDK-në dhe AAK-në për faktin se nuk është parti hisenike në stabilitetin politik të Kosovës.

Makolli ka thënë për “Epoka e Re” se AKR-ja që nga themelimi i saj ka treguar stabilitet në të gjitha proceset në Kosovë për dallim nga AAK-ja.

Eco Higjiena

“Në këtë rast, cilat janë argumentet e z,Shala dhe AAK-së, më shumë kontribon AAK-ja? Mos harroni se AAK-ja ka qenë në pushtet. Dhe nëse flasim për stabilitet, atëherë çfarë stabilitet kemi pasur në kohën e saj. Nëse dikush është nostalgjik për ta kthyer të kaluarën, cilado çoftë ajo, në pesë apo shtatë vjetët e fundit, është çështje krejt tjetër. Nuk mund të thuash për një subjekt politik se nuk kontribon në stabilitet, në këtë masë për AKR- në“, ka thënë Makolli.