HW

Makolli: Liderët të dalin nga barrikadat

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Ibrahim Makolli, i ka ftuar liderët e subjekteve politike të dalin nga barrikadat e vendosura dhe të gjejnë pika pajtuese për ta mundësuar ndërtimin e institucioneve demokratike.

“Liderët duhet të dalin nga barrikadat e vendosura dhe të shohin një perspektivë më të largët kohore. Kosova ka nevojë për stabilitet politik e institucional. Duhet të mësohemi e të pajtohemi me disa rregulla të demokracisë, edhe atëherë kur ndoshta nuk na bie mirë ose kur mendojmë se kemi të drejtë, sepse demokracia pa rregulla nuk ka kuptim. Këto vite shtet na kanë mundësuar që disa procese t’i shohim më gjatë sesa nevoja e një mandati qeverisës. Prandaj, liderët e partive politike duhet ta gjejnë forcën dhe kurajën të arrijnë pika pajtuese për ta mundësuar ndërtimin e institucioneve demokratike”, ka thënë Makolli për “Epokën e re”.

Ai ka vlerësuar se Kosova ka nevojë për stabilitet politik e institucional, e jo për qetësi të rrejshme. “Uroj që krizat e tilla politike e institucionale, të cilat tashmë janë krijuar në Kosovë, të shërbejnë në forcimin e demokracisë në vend dhe të mos jenë në funksion të interesave të ngushta, meqë vendi ka nevojë të ketë një qetësi jo të rrejshme. Mendoj se qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të traumatizohen në asnjë moment me ngjarjet politike të cilat po ndodhin në vend. Përkundrazi, besoj se këto do të na forcojnë dhe do të krijojnë masa që pastaj në të ardhmen të dimë si të veprojmë”, është shprehur Makolli.

Duke folur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Makolli ka thënë se këto zgjedhje mund të mos jenë zgjidhje. Në këtë kontekst, ai ka rikujtuar se zgjedhjet e 8 qershorit nuk kanë prodhuar zgjidhje për krizën e atëhershme, përkundrazi e kanë thelluar edhe më shumë krizën politike e institucionale. “Mendoj se ky ngërç do të kalohet sepse nuk ka asgjë të betonuar në politikë. Duhet të mbizotërojë interesi i përgjithshëm mbi atë personal e partiak, por nëse nuk mund të gjenden zgjidhje të kënaqshme, atëherë zgjedhjet janë si opsion, por duhet të bëjmë një vlerësim të drejtë nëse zgjedhjet kanë prodhuar zgjidhje. Dhe nuk duhet që gjithmonë zgjedhjet të shihen si zgjidhje”, ka thënë Makolli.

Eco Higjiena

Sekretari i përgjithshëm i AKR-së ka thënë se askush nuk duhet t’u frikësohet zgjedhjeve. “Ne nuk duhet të frikësohemi nga zgjedhjet. Natyrisht se janë pak të kushtueshme, por për ta forcuar demokracinë në vend nuk duhet të shihet kushtueshmëria, e cila shpeshherë mund të jetë shumë më e vogël sesa efektet që mund t’i ketë, por mund të jetë edhe e kundërta. Po e shohim se zgjedhjet e 8 qershorit mund të vlerësohen si të dështuara jo për shkak të procesit zgjedhor, por për shkak se nuk arritëm të ndërtojmë as stabilitet politik e as institucional”, ka deklaruar Makolli.

Po ashtu, ai ka thënë se as qeveria teknike nuk është zgjidhje e duhur.

“Është e vërtetë se kemi hyrë në një krizë dhe vendimet që duhet të merren në të ardhmen duhet të analizohen mirë sepse pasojat mund të jenë afatgjata. Nuk mendoj se vendi ka nevojë për qeveri teknike sepse një qeveri e tillë nuk i zgjidh problemet dhe problemi nuk është tek qeveria, por tek ngërçi që është krijuar në Kuvendin e Kosovës, ku të dyja palët pretendojnë se kanë të drejtë. Por, tashmë është në autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të vlerësojë se kush ka të drejtë”, është shprehur ai, duke shtuar se gjendja që është krijuar nuk garanton qëndrueshmëri afatgjatë.

“Sikur para qershorit, edhe tash numrat në Kuvend nuk janë të qëndrueshëm për shkak se cilido koalicion që do ta bëjë shumicën, ajo shumicë do të ketë një distancë shumë të vogël, e cila nuk garanton qëndrueshmëri afatgjatë dhe prapë gjithçka do të varet nga vota e pakicave. Prandaj, në këtë bllokadë që e kanë krijuar njëra palë në raport me tjetrën, nuk garanton te asnjëra qëndrueshmëri afatgjatë, por mund të jetë një zgjidhje e mesit”, ka thënë Makolli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.