Fundamenti

Majlinda në gjysmëfinale të Evropianit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Majlinda Kelmendi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Francë.

Xhudistja kosovare e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në meçin e dytë u përball me rumunen Florian Alexandra Larisa, të cilën e mposhti me Ippon.

Ajo e fitoi grupin dhe e siguroi një vend në mesin e katër më të mirave pasi e mundi armenen Zhanna Stankevich.

Në gjysmëfinale ajo do të përballen me gjermanen Mareen Kraeh.

Kështu, xhudistja pejane po shkon me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit evropian, në kategorinë 52 kg.

FIDANISHTJA

Ndërsa, xhudistja nga Peja, Distria Krasniqi ka qenë e pafat. Ajo është eliminuar qysh në raundin e parë nga Kampionati Evropian i xhudos, i cili po mbahet në Francë.

Xhudistja nga Turqia, Sumeyye Akkus në raudin e parë e mposhti Krasiqin. Kjo e fundit llogaritej si xhudistja e re me gjasat më të mëdha për të befasuar në këtë Evropian, por ndodhi e kundërta.

Ndërkohë, siç tranmeton zeri, Akil Gjakova e ka fituar meçin e parë kundër sllovenit Andraz Jereb, ndërsa në meçin e dytë u eliminua nga ukrainasi Georgii Zantaraia.

Edhe Distria Krasniqi, një tjetër garuese kosovare, u eliminua herët. Ajo ishte e pafuqishme përballe turkes Sumeyye Akkus në rrethin e parë.