UBT

Majlinda Kelmendi e bija e Adelina Thaqit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Hesht prej kohësh, nuk i pëlqen të flasë e të jetë kudo, si dikur. As pas suksesit në “Kënga Magjike” nuk tha shumë. Fjala është për Adelina Thaqin, këngëtaren me zë potent dhe karrierë të pasur artistike.

Adelina, që i është përkushtuar aq shumë jetes familjare dhe të bijes Fiona, që sapo ka mbushur dy vjet, këtë mëngjes ka gjetur kohë edhe për një urim special.

UBT

Thaqi, në profilin e saj privat në “Facebook” ka uruar nga zemra Majlinda Kelmendin për suksesin e korrur në Francë. “Majlinda na e kënaqi zemren e na zbardhi fytyren. Bravo”, shkuran këngëtarja, e cila në fund e quan “bijë” xhudisten kosovare me famë ndërkombëtare.