GRANDEMALL

Mahmuti: Besueshmëria e qytetarëve tanë për Policinë e Kosovës gjithmonë ka qenë dhe është në nivel të kënaqshëm

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në kuadër të aktiviteteve policore për nder të njëzet vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës ka organizuar në ambientet e bibliotekës “Fan Stilian Noli”, një Akademi solemne ku kanë marrë pjesë kryetarët e Komunave të Rajonit të Gjilanit, Pjesëtarë të ushtrisë së Kosovës FSK-së, Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, përfaqësues të Prokurorisë, Pjesëtarët e KFORI-it, pjesëtar të institucioneve të komunës së Gjilanit, Bashkësia islame e Gjilanit, (BI),shoqëria civile, pjesëtar të Mediave, dhe një numër i konsiderueshëm pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Kolonel Elmina Mahmuti në fjalën e rastit shpalosi rritën dhe rrugëtimin njëzet vjeçar të Policisë së Kosovës.

“Ky vit jubilar po na gjen të konsoliduar me personel të përgatitur mirë profesionalisht dhe mbi të gjitha po na shtohet krenaria sepse besueshmëria e qytetarëve tanë për Policinë e Kosovës gjithmonë ka qenë dhe është në nivel të kënaqshëm” ka thënë Mahmuti.

ARKATANA

Në fund me mirënjohje dhe falënderim u shpërblyen pikërisht pjesëtarët e Gjeneratës së parë të Policisë së Kosovës, policë nga sektor të ndryshëm, por edhe të tjerë që në mënyra të ndryshme ndihmuan dhe vazhdojnë ta ndihmojnë policinë në arritjen e objektivave të saj për sigurinë e qytetarëve.

Policia e Kosovës është e përkushtuar që të vazhdoj të veproj dhe punoj, për krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë qytetarët e saj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.