FITORJA

“Ma gjej…”, Gërxhaliu tregon për kërkesën e një prindi që vdiq pa e kuptuar fatin e vajzës së zhdukur

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës (IMLK), Arsim Gërxhaliu, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, i cili transmetohet në Periskop dhe T7 ka folur për një kërkesë të një babai që po e kërkonte të bijën e zhdukur, raporton Periskopi.

Gërxhaliu ka rrëfyer se shumë fammiljar të të pagjeturëve kanë vdekur pa e kuptuar fatin e fëmijëve të tyre e të afërmëve të tjerë, e edhe babai i vajzës.

“Ai ka vdekur për fat të keq. Për mua është edhe më keq tash, sepse sa herë jemi takuar ka qajt. I ka munguar vajza. Edhe çdo takim më ka përqafuar dhe me ka thënë gjema vajzën. Dhe kjo është më e vështira, që shumë familjar po e lënë këtë jetë pa e ditur për të afërmit. Pa e marrë ende informatën”, tha ai.

FITORJA

Gërxhaliu është i brengosur edhe për të gjallët që po vdesin, pa e kuptuar për fatin e të zhdukurve, duke e përmendur edhe Bajram Çerkinin, që vdiq pa i gjetur eshtrat e djalit të tij, Reshatit.

“Është një periudhë shumë e keqe, kanë kaluar 26 vjet. Kur them e keqe dhe e vështirë sepse në këto ditë të përkujtimeve të gjithë shkojnë tek varrezat. Por disa prej tyre i kanë të zbrazëta por edhe këta dërgojnë lule. Shumë të tillë familjar kanë vdekur dhe po e lënë këtë jetë pa e ditur fatin për familjarët tyre. Së fundi kemi edhe bacën Bajram që shkoi pa e gjetur asnjë informatë për Reshatin, djalin e tij “, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.