GRANDEMALL

LVV në aksion për ta pastruar qytetin, akuzojnë komunën për mos kujdes ndaj qytetarëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje Qendra në Gjilan, janë mbledhur të hënën për të pastruar nga bora trotuaret e rrugës “Zija Shemsiu”, ndërkohë që kanë larguar borën edhe nga oborri i Qendrës së Mjekësisë Familjare “28 Nëntori”, duke e bërë të kalueshme edhe rrugën hyrëse për automjete në këtë qendër. Ky aksion i aktivistëve të Lëvizjes, ka ardhur si pasojë e mungesës së përkujdesit institucional që do të duhej të bëhej, çdo herë kur rrugët dhe trotuaret tona bëhen vështirë të kalueshme si pasojë e reshjeve të borës.

Sot, reshjet e borës kanë filluar qysh në orët e para të mëngjesit dhe nuk vlen arsyetimi i “nxënies” në befasi, sepse ka pasur kohë të mjaftueshme për marrjen e të gjitha masave të nevojshme, në mënyrë që automjeteve dhe kalimtarëve të rastit t`i mundësohet qasje sa më e lehtë në rrugët dhe trotuaret e qytetit.

FITORJA

Ndërkaq, ia përkujtojmë se Komuna e Gjilanit, shpenzon shuma parash për dhënien e tenderit për mirëmbajtje dimërore të rrugëve në qytet dhe fshatra, ndërsa pos problemeve në qytet, probleme edhe më të mëdha kanë banorët e fshatrave, ku as komunalitë nuk shkojnë për t`i kryer shërbimet e tyre, sepse ankohen për pakalueshmëri të rrugëve të mbuluara nga bora thuhet në reagimin e LVV dega në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.