Mobi Casa

LVV nderon veteranët e arsimit në Gjilan

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Lëvizja Vetëvendosje! qendra në Gjilan, për nderë të 7 Marsit-Dita e Mësuesit, tashmë tradicionalisht ka nderuar veteranët e arsimit dhe mësimdhënësit e tërë komunës së Gjilanit, në një koktej rasti, duke çmuar kontributin e tyre në rrugëtimin e dhënë për përparimin dhe edukimin e shumë brezave të rinj, në kohët më të vështira të kombit tonë.

Ndërkaq në emër të Lëvizjes Vetëvendosje! Në Gjilan të pranishmit i ka përshëndet edhe profesori i Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare, Nevzat Isufi, njëherësh shef i Grupit të Këshilltarëve komunal nga ky subjekt, i cili më gjerësisht foli për rëndësinë e kësaj date.

Ndërsa Fehmi Sylejmani, anëtar i Komitetit të Arsimit në Gjilan dhe anëtar i KK, është falënderuar për pjesëmarrjen dhe për kontributin e dhënë të kësaj kategori shoqërore që kanë dhënë më dekada të tërë.

Eco Higjiena

Ndërkaq një prerje të arsimit që nga paslufta e deri në ditët e sotme, në mënyrë kronologjike dhe mjaftë përmbledhëse e ka bërë, Sami Kurteshi, ish avokat i popullit dhe tashmë anëtar dhe aktivist i LVV.

Ndërkaq për brengat dhe hallet veteranëve të arsimit foli, Sali Hasani, kryetar i Shoqatës së Veterinave të Arsimit, një organizëm mjaftë mirë i organizuar dhe model i mirë për shumë instanca tjera relevante komunale e qendrore.

Në anën tjetër, me opinionet, qëndrimet dhe komentet e ndryshme në këtë takim kontribuuan edhe veteranët e arsimit të kësaj treve si: Maksut Maksuti, Aliriza Selmani, Sabri Tahiri, Hasan Matoshi, Jakup Berisha, Mësuesi Feriz nga Përlepnica, Sadik Klaiqi, Fetah Mushica, Asllan Gërbovci, Elez Muji etj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.