GRANDEMALL

LVV ende s’ka publikuar listën e kandidatëve, Ymeri: Mund të ketë pazare të brendshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Analisti politik, Visar Ymeri ka komentuar vonesën e Lëvizjes Vetëvendosje për të publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e vitit 2025.

Ymeri ka thekuar se derisa partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK tashmë kanë prezantuar listat e tyre, LVV-ja ende nuk e ka bërë këtë hap.

“Është dashur të përfundojë sot procesi, që të dorëzohen listat në ora katër, dhe më pas u shty deri në orën 00:00. Arsyetimi i KQZ-së ke që nuk kanë ditur ta përdorin platformën digjitale ose nuk ka funksionuar ajo. Mirëpo reagimi nuk ka qenë fare aty, por tek partitë opozitare që nuk i kanë dorëzuar me kohë. Më pas partitë opozitare i publikuan listat zyrtare në publik vetëm LVV-ja nuk ka publiku listën”, ka theksuar ai, në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.

ARKATANA

Ymeri ka shtuar se vonesa e Vetëvendosjes mund të lidhet me pazare të brendshme dhe procese të komplikuara.

“Nuk dua të them që nuk e ka përfunduar listën por po lidhet që të tri partitë opozitare i publikuan listat. Nëse VV-ja është vonuar domethënë që po tregohet se ende ka pazare e kacafytje ku ta di unë… Domethënë procese këto që janë tejet të vështira”, ka deklaruar Ymeri. /Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.