HIDROMORAVA

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur zhgënjimin e tij të thellë pas shpalljes së rezultateve zgjedhore, duke e cilësuar rezultatin e partisë së tij si të papritur dhe të vështirë për t’u pranuar.

“Nuk është rezultati i pritur, ka qenë rezultat zhgënjyes, madje edhe për mua personalisht. E kemi përjetuar shumë rënd një rezultat të tillë. E kemi ditur që kemi marrë një mision të vështirë në këtë proces zgjedhor, i cili ka qenë i parakohshëm. Ndoshta edhe qytetarët nuk kanë qenë të përgatitur për të absorbuar një të vërtetë të tillë jo të këndshme,” deklaroi Haradinaj.

Ai e lidhi rezultatin e dobët të partisë së tij me akuzat që ka bërë ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke pretenduar se ai po vepron kundër interesave të Kosovës.

Uji Dea

“Ne ua kemi dhënë qytetarëve një lajm të keq, duke sqaruar se Kryeministri i Kosovës po punon për agjendën ruse dhe serbe, për të na larguar nga aleatët e sigurisë, për të dobësuar ekonominë dhe për të krijuar përçarje. Arsyeja pse unë kam qenë më alarmues është se kam pasur më shumë informata,” tha Haradinaj në emisionin Rubikon.

Ai theksoi se pavarësisht rezultatit, do të vazhdojë të angazhohet për të mbrojtur interesat e Kosovës dhe aleancën e saj me Perëndimin.