Luzerni i gëzohet fitores falë Rrudhanit
Donat Rrudhani ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 55-të për t’ia siguruar pikët e plota skuadrës së Luzernit.
Luzerni të shtunën pasdite si mysafir e mposhti Yverdonin me rezultatin 1:0 në kuadër të javës së 16-të të elitës së futbollit zviceran.
Rrudhani luajti deri në minutën e 77-të.
Dion Kacuri ishte në bankën rezervë te vendësit.
25-vjeçari Rrudhani këtë edicion në 14 ndeshje të luajtura ka shënuar tri gola, derisa ka edhe dy asistime.