Mobi Casa

Lutfi Zharku: Hekurudha Kosovë-Shqipëri kushton deri 1 miliard €

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qyrtarë të Qeverisë se Kosovës dhe të Shqipërisë edhe një herë kanë shprehur interesimin për një bashkëpunim në fushën e hekurudhave. Sipas tyre, pas një studimi të para fizibilitetit, të dy qeveritë do të punojnë paralelisht nga të dyja anët.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se në mbledhjen e përbashkët të të dyja qeverive e cila do të mbahet në mars të këtij viti, do të arrihet marrëveshja për fillimin e studimit të para fizibilitetit, studim ky që pason përgatitjet e projektit.

Kurse, sa i përket mjeteve materiale të nevojshme, ministri Zharku tha se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, do të aplikojnë për fonde në kuadër të Kornizës Investive për Ballkanin Perëndimor.

“Parashikohet që projekti për pjesën e Shqipërisë është prej 800 deri një një miliard euro, për shkak se Shqipëria i ka 108 kilometra, kurse Kosova ka vetëm 17 kilometra. Kështu që pjesa më e madhe mbetet nga Qeveria e Shqipërisë”.

“Natyrisht ne shprehim vullnetin tonë të vazhdojmë nëse qeveria shqiptare gjen zgjidhjen për financimin e saj”, tha Zharku.

Ndryshe, pas fillimit të ndërtimit të autostradës Kosovë – Shqipëri, në vitin 2010, autoritetet përgjegjëse të këtyre dy shteteve patën paraqitur nevojën edhe për një linjë hekurudhore që lidhë Prishtinën më Tiranën.

Ndërtimi i kësaj linje konsiderohet i rëndësishëm edhe për ekspertë për çështje ekonomike, por jo projekt i domosdoshëm dhe urgjent.

ARKATANA

Ibrahim Rexhepi, udhëheqës i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale – STRAS, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se ndërtimi i hekurudhës si ide është e mirëseardhur, por në rrethana tjera, apo rrethana kur të dyja shtetet kanë fuqi potenciale investuese.

“Kur Porti i Durrësit të bëhet shumë më i pranueshëm apo shumë më me interes për importuesit dhe eksportuesit kosovarë dhe shkëmbimi i mallrave në mes Kosovës dhe Shqipërisë të jetë në shkallë shumë më të lartë”.

“Në nivelin e sotëm, unë mendoj që është një humbje kohe dhe nuk duhet që qeveritë e të dyja vendeve të përqëndrohen në këtë projekt”, thekson Rexhepi.

Rexhepi konsideron se autoritetet kompetente në rend të parë duhet të fokusohen në ndërtimin e linjave të brendshme hekurudhore e më pas të mendohet për lidhjen Kosovë- Shqipëri.

“Kjo linjë nuk mund të ketë efekt të madh, qoftë në Kosovë apo Shqipëri. Rrjeti i hekurudhave mund të jetë i shkatërruar, një rrjet jo funksional, një rrjet i cili nuk përmbushë standardet për një transport normal qoftë të njerëzve apo të mallrave, si nga aspekti i sigurisë po ashtu edhe nga aspekti i fuqisë bartëse apo shpejtësisë që mund të zhvillohet”, tha Rexhepi.

Ndryshe, vija të rregullta për transport të brendshëm përmes trenave ka në relacionin Prishtinë – Pejë, Han i Elezit – Fushë Kosovë dhe anasjelltas.

Ndërsa, për transport ndërkombëtar, hekurudhat e Kosovës kanë një tren të rregullt, që quhet treni i shpejtë, i cili qarkullon një herë në ditë në relacionin Prishtinë – Shkup – Prishtinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.