Fundamenti

Lutfi Haziri rizgjedhet kryetar i LDK’së në Gjilan me mbështetje absolute të 101 delegatëve

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan ka mbajtur sot Kuvendin e nëntë Zgjedhor, ku me mbështetje absolute të 101 delegatëve është rizgjedhur kryetar i Degës edhe për një mandat katër vjeçar Lutfi Haziri, sikurse edhe kryesia dhe delegatët për Kuvendin Qendror të partisë.

Kuvendin e kanë përshëndetur Imri Ahmeti nga kryesia qendrore, Lutfi Zharku nga kryesia qendrore, Lirije Kajtazi, kryetare e Forumit të Gruas në nivel të Kosovës, kryetari i Degës së Kamenicës, Shaip Surdulli, Hasan Alia, nënkryetar i Komunës së Vitisë, Hasan Rashiti, kryetar i Degës në Kllokot dhe përfaqësuesi i Degës së LDK’së në Zvicër, Ismet Mjaku, të cilët këtë Kuvend e kanë vlerësuar si model edhe për Kuvendin Qendror të partisë.

Kryetari i rizgjedhur i LDK’së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka falënderuar 101 delegatët për mbështetjen absolute, duke thënë se ky është besim i madh dhe një përgjegjësi edhe më e madhe për të.
“Kjo është përbërja më e mirë dhe më reprezentative që është zgjedhur sot më mbështetjen tuaj unanime. Sot janë zgjedhur aktivistët dhe profesionistët më të dëshmuar, duke përfshirë edhe gruan, e edhe rininë. Pra, në LDK duhet të afrohen të tjerët, e jo të përjashtohen. Dhe jam shumë i lumtur dhe krenar me këtë unitet dhe mbështetje të jashtëzakonshme që erdhi nga njerëzit e zgjedhur”, ka thënë kryetari Haziri.

Uji Dea

“Ju siguroj që për mua anëtarët e LDK’së janë më të rëndësishëm se funksionarët. Së bashku do ta kombinojmë një lidership lokal i cili del nga strukturat e Këshillit Drejtues, njerëz që kanë përvojën e qeverisjes në dy shkallët dhe njerëzit që bartin përgjegjësi në të kaluarën 30-vjeçare, duke i përfshirë të gjitha grupmoshat. Ruajeni këtë besim sepse nuk do t’ju dëshpëroj. Ju faleminderit pafund”, pohoi Haziri.

Përndryshe, këtë proces zgjedhor e karakterizon fakti që afro 50 për qind të të zgjedhurve nëpër nëndegë janë emra e personalitete të reja në strukturë, me pjesëmarrje të mbi 6 mijë njerëzve, përderisa janë zgjedhur 980 aktivistë e veprimtarë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.