ARKATANA

Lutfi Haziri po merr pjesë në Konferencën e OKB’së në Ljubljanë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me kryetarët e komunave, nga Mitrovicë, Prizren, Viti, Kamenicë, Shtime etj., po merr pjesë në Konferencën e OKB’së në Ljubljanë të Sllovenisë, në të cilën pjesëmarrës janë edhe përfaqësues të OJQ-ve, të institucioneve të OKB’së si mekanizëm për ndërtimin e mirëbesimit ndërmjet të gjithëve pa dallime politike, etnike e fetare.

Kjo konferencë po mbahet me iniciativë të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antoniu Guyterro, ndërsa i pranishëm është asistent Sekretari i Përgjithshëm në OKB për operacione paqësore, Bintou Keita.

UBT

“Mirëbesimi dhe integrimi është e vetmja udhë për zhvillimin dhe avancimin e Republikës së Kosovës”, ka vlerësuar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Punimet në konferencë do të vazhdojnë sot dhe nesër dhe përveç strukturave të OKB, po marrin pjesë edhe ato të OSBE, misioni i BE’së në Kosovë, UN Kosova Team, sikurse edhe përfaqësues fetar, etnik e ata nga shoqëria civile. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.