UBT

Lutfi Haziri pezullon nga detyra Salih Kqikun dhe Valon Shefkiun

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari i komunës Lutfi Haziri ka pezulluar nga puna Valon Shefkiun dhe Salih Kqikun pasiqë ndaj dy zyrtarëve është ngritur aktakuzë nga Departamenti për krime të rënda. Të pezulluarit do të marrin 50% të rrogës së tyre gjatë tërë kohëzgjatjes së pezullimit parandalues, deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata.

Kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka pezulluar nga puna dy udhëheqësit e tij në sektore shumë të ndjeshme, pasiqë Prokuroria Themelore e Gjilanit ka bërë zyrtare ngritjen e aktakuzës kundër Salih Kqikut udhëheqës i sektorit të prokurimit dhe ndaj Valon Shefkiut udhëheqës i sektorit të urbanizmit në kuadër të drejtorisë së Urbanizimit, raporton rajonipress.

Mobi Casa

Haziri vendimin për pezullim parandalues e ka marrë më 12 mars 2018. Sipas këtij vendimi që e ka siguruar rajonipress nëpunësit civil Valon Shefkiu e Salih Kqiku do të marrin 50% të rrogës gjatë tërë kohëzgjatjes së pezullimit parandalues, deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata.

Haziri ndryshe ka ndjekur rrugën ligjore dhe në zbatim të procedurave e në mbështetje të ligjit për vetëqeverisje lokale, fillimisht ka kërkuar nga Prokuroria e Gjilanit njoftimin zyrtar për dy udhëheqësit e tij dhe më pas bazuar në aktakuzat e ngritura edhe ka marrë vendimin për pezullim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.