ARKATANA

Lutfi Haziri përmes programit IPA nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Kumanovën financuar nga EU

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka nënshkruar sot marrëveshjen për implementimin e tregtisë së qëndrueshme për produkte të freskëta të fermerëve nga zonat kufitare të Gjilanit dhe Kumanovës me financimin e Komisionit Evropian në kuadër të programit IPA, në vlerë prej mbi 320 mijë euro dhe implementimi do të filloj në muajin janar dhe është me kohëzgjatje prej 18 muajsh.

Me këtë rast kryetari Lutfi Haziri, ka thënë se praktika e mirë e bashkëpunimit ndërkufitar po vazhdon me mbështetjen edhe të Bashkimit Evropian që sot edhe praktikisht kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit në mbështetjen e fermerëve që bëjnë prodhimin e produkteve të freskëta.

Uji Dea

“Më parë për një periudhë dy vjeçare Komuna e Gjilanit dhe Komuna e Çairit kishin bashkëpunuar në valorizimin e zejeve. Ndërsa sot kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Kumanovën dhe ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian, me pjesëmarrje edhe të buxhetit vetanak. Qëllimi është mbështetja e produkteve të freskëta që prodhohen në këtë zonë ndërkufitare. Është jashtëzakonisht i mirëseardhur ky bashkëpunim sepse ndihmojmë drejtpërdrejtë fermerët tanë dhe normalisht nxitet prodhimi edhe më kualitativ dhe njëkohësisht pretendohet të ketë rritje të punësimit, që është determinues edhe i punimit më të madh të tokës bujqësore”, ka thënë mes tjerash kryetari Lutfi Haziri.

Kryetari Haziri gjithashtu ka falënderuar Bashkimin Evropian dhe programin IPA, që ka qenë aktiv me shumë projekte në Komunën e Gjilanit në shërbim të qytetarëve. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.