FITORJA

Lutfi Haziri nderon me mirënjohje Zijadin Maliqin dhe disa biznese lokale

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në kudër të shënimit të ditëve të çlirimit të Gjilanit, Lutfi Haziri, kryetari i komunës, ka nderuar me mirënjohje më të dalluarit në bujqësi, ekonomi dhe shërbim civil, përkatësisht furrën “Mala”, kompaninë “Renson”, Sali Haliti, Argton Ramadani, Agim Behluli dhe Zijadin Maliqi.

“Bizneset me punën dhe investimet e tyre janë duke bërë maksimumin për zhvillimin ekonomik në nivelin lokal, por edhe ngjalljen e jetës që nga angazhimi në bujqësi në punimin e tokës e deri në të bërit biznes dhe në shërbimet e tregtisë. Me kompani të vogla dhe të mesme janë duke I dhënë jetë dhe po shënohen hapa të cilët janë duke ndikuar direkt edhe në jetën dhe mirëqenien e përgjithshme qytetare. Gjithashtu, ju informoj se jemi duke bërë finalizimet përfundimtare që ka shkaktuar pandemia, në mënyrë që bashkërisht të hymë pastaj në angazhime të përbashkëta financiare për të krijuar mbështetje”, ka thënë Haziri.

Për furrën “Mala”, Haziri tha se me investimin nga Zvicrra tashmë kanë bërë 13 vjet të veprimit të suksesshëm, derisa për “Renson”, pohoi se është biznesi tjetër që investimin e tyre e kanë sjellë nga fondet e tyre familjare prej Belgjikës dhe janë duke vepruar në Komunën e Gjilanit dhe në fjalën e tij pronari Fatmir Rexhepi ka çmuar angazhimin që kryetari e bënë në sektorin e mbështetjes së bizneseve.

ARKATANA

Në fushën e bujqësisë janë nderuar me mirënjohje Sali Haliti, Argton Ramadani dhe Agim Behluli, të cilët janë dalluar këtë vit në punim të tokës, përpunim të plantacioneve të pemëve dhe ngritjen e fermës për ruajtjen e gjedhit.

Ndërsa në shërbimin Civil në Komunën e Gjilanit, është nderuar si punëtori më i dalluar, Zijadin Maliqi, që tërë kohën e ka kaluar në punë me financa dhe angazhimin e tij edhe si drejtor i zgjedhur dhe një kohë të gjatë të shërbimit në sektorin e arsimit, në sistemin paralel./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.