GRANDEMALL

Lutfi Haziri: Mehmetali Behluli po rivarroset në Kodrën e krenarisë së Gjilanit

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në 22-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit të rënë në luftën për liri nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot është bërë rivarrimi i dëshmorit, Mehmetali Behluli, në bashkëpunim me Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve.

Në fjalën e tij, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se në kushte pandemie kjo datë e para 22 vjetëve ishte koha kur u bashkuan dëshmorët në një vend dhe në liri për të cilën ata dhanë jetën, sikur që edhe sot atyre u bashkohet edhe dëshmori Mehmetali Behluli, i cili ka rënë dëshmor kundër një regjimi barbar.

“Sot po bashkohet në këtë vend me dëshmorët tjerë edhe Mehmetali Behluli. Këtu në këtë vend ku pushojnë eshtrat e rezistuesve më të mëdhenj të lirisë së Kosovës. Por, mbi të gjitha, idealet e bashkimit janë ato që na kanë kryengritur në çdo kohë, sikur që është rasti i dëshmorit që sot e kthejmë te bashkëluftëtarët e tij, për të pushuar në Kodrën e krenarisë së Gjilanit, e cila bart jo vetëm dëshmorët, por edhe emrat e atyre që i kanë dhënë lavdi kombit. Këtu është vendi i krenarisë dhe lavdisë së kësaj pjese të Kosovës, i cili nuk do të pushojë deri sa të jetojnë të lirë kudo që gjenden shqiptarët. Gjaku i dëshmorëve është ujitja e lirisë së Kosovës dhe gjaku i tyre na bënë të kuptojmë se sa e rëndësishme është liria”, ka thënë mes tjerash kryetari Lutfi Haziri.

Ahmet Isufi, ish-komandant i Zonës Operative të Karadakut, ka thënë se dëshmori Mehmetali Behluli ka qenë i përgatitur dhe me vizion të qartë, duke përcjell amanetin e shumë gjeneratave dhe iu bashkua shokëve të tij në Zonën e Pashtrikut, jashtë vendlindjes së tij, por në atdheun e tij.

“Ata nuk e duruan jetën në robëri dhe i tillë është edhe Mehmetaliu, i cili iu bashkua radhëve të UÇK-së që të luftohet deri në frymën e fundit për të dhënë maksimumin e tij për të shijuar të gjithë së bashku lirinë e Kosovës. Ai sot u bë bashkë, sikur që dikur i gjallë u bashkua me vargun e luftëtarëve të UÇK-së, po bashkohet me vargun e Kadri Zekës, Rexhep Malës e shumë dëshmorëve të rënë për liri”, ka thënë mes tjerash Isufi.

Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së, tha se pa luftën dhe sakrificën e tyre ne sot nuk do të ishim të lirë dhe pa gjakun e tyre ne do ishim të robëruar, të poshtëruar dhe të mbyllur.

GRANDEMALL

“Dëshmorët e kanë thënë më së miri përmes sakrificës së tyre se liria është celësi i zhvillimit dhe ecjes përpara si popull dhe si shoqëri. Ata kanë rënë dëshmorë që ne të gjallët të jetojmë të lirë e bashkërisht të punojmë në zhvillimin e vendit. Të jemi të bashkuar, sepse lufta e UÇK-së është krenari e secilës familje dhe shtëpi të shqiptarëve. Varret e tyre, gjymtyrët e invalidëve dhe vuajtjet e familjeve të dëshmorëve janë dëshmia më e madhe e arkivave të UÇK-së”, ka thënë mes tjerash kryetari Jashari.

Në emër të shokëve të Brigadës 126 Hasi, ka folur Xhevdet Thaçi, i cili ka thënë se Mehmetali Behluli ishte i vendosur, guximtar, i besueshëm dhe i denjë në luftën për lirinë e Kosovës.

Në emër të familjes dhe të Këshillit të Fshatit Dobërçan ka folur Nexhat Ibishi, i cili ka falënderuar Komunën e Gjilanit për angazhimin dhe organizimin që ka dhënë për rivarrimin e këtij dëshmori dhe kontributin e vazhdueshëm për të gjithë heronjtë, dëshmorët, të rënët për liri dhe kujdesin e treguar për familjet e tyre.

Ceremonia e varrimit është bërë nën protokollin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe institucioneve të shtetit.

Pas kësaj ceremonie, është bërë edhe zbulimi i pllakës së sheshit me emrin Hanumshahe dhe Tefik Zymberi, në lagjen Dardania, ku edhe gjenden bustet e dëshmorëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.