UBT

Lutfi Haziri: Më 28 nëntor, Tregu i Gjelbër do të jetë i tregtarëve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zhvilluar sot një takim me tregtarët e Tregut të Gjelbër, me të cilët ka diskutuar lidhur me finalizimin e projektit të madh për ta.

Haziri u ka konfirmuar se më 28 nëntor, Tregu i Gjelbër do t’i dorëzohet tregtarëve.

Haziri ka thënë se arsyeja e vonesës së këtij projekti është pandemia dhe harmonizimi i projektit sipas kërkesave të tregtarëve.

GRANDEMALL

“Pasqyra e një qyteti është teatri dhe tregu. Jam i lumtur që jemi në finalizim të këtij projekti modern dhe më 28 nëntor Tregu i Gjelbër do të jetë i tregtarëve”, ka thënë Haziri.

Paralelisht me Tregun e Gjelbër, Haziri bëri të ditur se do të përfundohet edhe Tregu i Kafshëve, Tregu i Plaçkave, Tregu i Rërës e Tregu i Veturave, derisa tregjet mobile tash e sa vite janë finalizuar në Zhegër, në lagjen Dardania, në lagjen Iliria e në Arbëri, si mundësi më e lehtë e shitjes së produkteve nga fermerët.

Krejt këto tregje janë në menaxhim të ndërmarrjes lokale “Tregu”, kryeshef i të cilës është Avdyl Jerliu, i cili tashmë është edhe kandidat për asamble nga radhët e LDK-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.