Fundamenti

Lutfi Haziri: Masakra e Llashticës e dyta pas Reçakut

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lufti Haziri me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe për t’i nderuar të rënët në 19-vjetorin e masakrës së Llashticës. Haziri ka thënë se përmes Llashticës ne kujtojmë edhe masakrën e Llovcës, Lladovës, Zhegrës dhe të gjithë të rënët e prillit, majit e qershorit dhe të gjithë të rënët në luftën për liri.

“Ky është 19-vjetori i prillit të madh i sakrificës, torturës dhe vrasjeve barbare të masakrimit të shqiptarëve. Këtu u vra e masakrua fëmija më i vogël në Luftën Çlirimtare të Kosovës dhe plaka më e vjetër në moshë. Është masakra më e madhe që Gjilani dhe regjioni e ka përjetuar. Dhe është tregues se sa e pamëshirshme ishte kjo masakër, torturat dhe lufta në përgjithësi në fund të viteve të ’90-ta, në rrugën e lirisë që ne sot e gëzojmë. Natyrisht që kjo masakër lidhet edhe me rënien heroike të Agim Ramadanit më 11 prill”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Ai pohoi se kjo masakër është një plagë e hapur sepse në rastin e Llashticës nuk kemi asnjë dosje të hapur asnjë hetim të filluar.
“Shpresoj shumë në organet e drejtësisë që një ditë drejtësia të shfaqet edhe në këto vendbanime”, theksoi ai.

GRANDEMALL

Ndërsa, nxënësit e shkollës kanë lexuar nga një historik për masakrën dhe nxënësin e shkollës Lulzim Musliu, i cili poashtu ishte vrarë më 13 prill.

Për ndryshe, forcat paramilitare serbe, vranë në mënyrën më çnjerëzore 26 civil shqiptarë më 13 prill 1999./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.