UBT

Lutfi Haziri, kryetar i dëshirueshëm për gjilanasit

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, është pritur sot nga një pjesë e lagjes “Kodra e Dëshmorëve”, në shtëpinë e mërgimtarit, Ismajl Aliu, i cili, ka dhënë kontribut të madh për Gjilanin.

Haziri, me këtë rast mori mbështetje maksimale në garën e 3 nëntorit. Qytetarët e kësaj lagjeje thanë zoti Haziri se “ju jeni shpresa e vetme për gjilanasit dhe prandaj do të triumfoni bindshëm. Ju jeni kryetar i dëshirueshëm për gjilanasit”. Ata thanë se do të dalin masivisht të dielën për të votuar dhe për ta hequr qeverinë e keqe.

Nga ana tjetër, kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar banorët e kësaj lagjeje për mbështetjen, duke thënë se qeverisja e Gjilanit në mandatin e tij do të jetë shembull për të gjithë.

“Na e ndalën stadiumin, por të dielën do ta bëjmë stadium, duke dalë të votoni masivisht një nga një, si në kohën e Presidentit Ibrahim Rugova. Do të punojmë ndershëm”, tha Haziri.

Kryetari Haziri më pas vizitoi bizneset e vogla në këtë pjesë, duke ua konfirmuar uljen e taksës fillestare komunale dhe uljen e tatimit në pronë.

Luta: Pensionistët do t’i trajtojë si “nënat dhe baballarët e qytetit”

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka ofruar sot mbështetje Lidhjes së Pensionistëve të Gjilanit, gjatë takimit me përfaqësuesit e kësaj shoqate.

Mobi Casa

Kryetari i kësaj shoqate, Januz Emini, i ka konfirmuar kryetarit Haziri mbështetjen e plotë të pensionistëve për ditën kur votohet, përderisa ka kërkuar mbështetje për këtë shoqatë në mënyrë që aktivitetet t’i zhvillojnë normalisht.

Me këta rast, kryetari Haziri tha se pensionistët janë kategori duhet pasur kujdes dhe të mbrohen, duke thënë se në mandatin e tij do t’i trajtoj si “nënat dhe baballarët e qytetit”.

Në mandatin tim do të kujdesem për të gjitha kategoritë e shoqërisë. Pensionistët do t’i trajtoj si “nënat dhe baballarët e qytetit”. Roli i komunës do të jetë që të krijojmë ambient të mirë për pensionistët. Do t’ua hapi derën e komunës, do të krijoj politika të kujdesit ndaj jush dhe do ta përdori ndikimin tim me tërë qenien që projektligji të aprovohet”, ka thënë Haziri.

Haziri takim me shoqatën “Saqina”, merr mbështetje të plotë për 3 nëntorin

Mbështetje të plotë ka marrë sot nga shoqata “Saqina” kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Kjo shoqatë ka një numër prej 80 anëtarëve, përderisa Haziri u ka premtuar ndihmesë në kuotizim në Federatë.
Ai tha se do ta kenë mbështetjen e plotë ndaj tyre, në përkrahje të të gjitha aktiviteteve të tyre thuhet në njoftimet e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/