ARKATANA

Lutfi Haziri: Ibrahim Rugova na mësoi si bëhet, si duhet e si ruhet shteti

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në pesëmbëdhjetë vjetorin e vdekjes së presidentit historik të Kosovës dhe në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2021” në Gjilan është mbajtur akademi përkujtimore për presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ku për jetën dhe veprën e të cilit kanë folur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, publicisti e kritiku Sabit Rrustemi dhe kryeministri në detyrë në Qeverinë e Kosovës, Abdullah Hoti.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi ka theksuar se është i nderuar me mbështetjen e planeve zhvillimore për komunën e Gjilanit nga ana e kryeministrit Abdullah Hoti, derisa siç tha ai, sivjet “Flaka e Janarit 2021” po shënohet më ndryshe, në pandemi që e ka kapluar botën, para zgjedhjeve e në kohë dimri, kurse Gjilanin e mblodhi figura e Ibrahim Rugovës.

Ai ishte njeriu që realizoi ëndrra dhe la trashëgimi lirinë e Kosovës, pavarësinë, demokracinë dhe butësinë e urtësinë politike dhe shumë vlera të tjera.

Haziri, duke vlerësuar veprën e dr. Rugovës, tha se ai ishte njeri i pajtimit e urtësisë, kreator e ideator i pavarësisë së Kosovës dhe nuk lejonte që të mos e duam njëri-tjetrin. Ai në kulturën tonë politike solli falënderimin, ndaj njerëzve që punonin për ne. Ai nuk e pranonte mohimin, refuzimin e lëndimin.

“Ibrahim Rugova edhe mohuesit, kundërshtarët i ka gjunjëzuar para varrit dhe veprës së tij. Ai pati rol fisnik e politik. Ai pos familjes së tij politike, ia deshi edhe të tjerët. Ne të gjallët ia kemi për borxh vlerës që la për këtë vend e këtë popull. Do t’i qëndrojmë prapa këtij vizioni. Rugova thoshte se kompromis i dhembshëm, por i drejtë është pavarësia e Kosovës e atë e ndërtoi me vizion e veprim të urtë”, tha Haziri, që shtoi se ideologjia e Rugovës u godit e po goditet, por një është e vërtetë se ai do të mbetet njeri i mendimit, njeriun e librave, njeriun e pavarësisë.

Haziri, tha se vazhdojmë që me durim e butësi ta qojmë Kosovën përpara, ashtu siç bënte Ibrahim Rugova. Kjo është vlerë e Kosovës.
“Ai ishte institucionalit i pa përmirësuar, ai na bëri që të besojmë në shtet e në ëndrrën që e realizuam bashkërisht, duke e quar Kosovën përpara me besim në Zot, atdhe e familje”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit.

Për jetën dhe veprën e Ibrahim Rugovës, kujtime evokoi publicisti e letrari Sabit Rrustemi, i cili pasi ka folur biografinë e presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, ka shtuar se Ballkani nuk kishte një njeri të tillë si Ibrahim Rugova, i cili ishte i vetmi presidenti historik, të cilin të tillë e zgjodhi disa herë populli e Kuvendi i Kosovës.

ARKATANA

“Ai u pranua e u njoh si president edhe në Kosovën e robëruar e atë të lirë. Ai ishte letrar, studiues e kritik letrar, prijës i një elite të re intelektuale. Ai ishte kryetar i LDK-së, lëvizja më e madhe në Ballkan, ai pandalshëm e pareshtur me urti e dije u bë zë i artikuluar i shqiptarëve të Kosovës, ishte prijës i lëvizjes paqësore, në vizionin për liri, pavarësi e demokraci. Ai u shndërruar prijës i Kosovës dhe i shqiptarëve, fati i tij ishte fati i popullit. I urtë, u angazhua ta nxirrte Kosovën nga kthetrat serbe. Ai të gjithë i bëri të gjithë për vete”, tha Rrustemi, që shtoi se Rugova trasoi rrugën për të ardhur deri te liria e pavarësia e Kosovës. Ai ishte tolerues, unifikues e njeri i paqes.

Ai i qëndroi besnik filozofisë së tij, ai i zbuti edhe rivalët e tij të përbetuar, ishte fitues i të gjitha zgjedhjeve, populli i besonte jetës dhe veprës së tij, tha Rrustemi, që shtoi se ai kurrë nuk lëshoi pe nga kërkesa pa pavarësi, insistonte për kufij të hapur e lëvizje të lirë, drejt integrimeve evropiane dhe e thoshte hapur se integrimet shqiptare bëhen në Evropë.
“Ai është baba i këtij shteti, të tillë çfarë e kemi”, tha Sabit Rrustemi.

Kryeministri në detyrë, Abdullah Hoti, në këtë Akademi Përkujtimore, ka theksuar se Rugova ishte ideator dhe themelues i Republikës së Kosovës.

Sipas Hotit, Rugova ruajti kohezionin e brendshëm, shumë të nevojshëm dhe krijoi miq për Kosovën. Rugova gjatë tërë veprimtarisë së tij i qëndroi besnik parimeve të veta, ishte realist, me vizion për kohën për kohën kur jetoi. Ai u kritikua brenda vendit për politikën paqësore e jashtë vendit për kërkesa maksimaliste, por ai ishte njeri i paqes e humanizmit e dijes, për ruajtjen e substancës nacionale. Ai ritheksonte se shqiptarët do të dinë të mbrojnë pragun e shtëpisë, pragun e Republikës. Rugova nuk hoqi kurrë dorë nga Kosova e lirë dhe e pavarur, ai refuzonte zgjidhje që cenonin pavarësinë e Kosovës.

“Sot Kosova identifikohet me emrin e Ibrahim Rugovës, ai ishte prijës e krijues i një fryme nacionale në Kosovë, ai bëri epokën, u shndërrua në simbol të pavarësisë së Kosovës. Bota na njohu falë tij”, tha kryeministri Abdullah Hoti, që cilësoi Rugovën si model lidershipi e shembull të një udhëheqësi besnik të popullit të vet dhe që bota e donte dhe nderonte si burrështetas.

Kryetari i Gjilanit, në shenjë mirënjohje për veprën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Ibrahim Rugovës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës i ndau familjes mirënjohje, të cilën e pranoi vajza e tij, Teuta Rugova.

Akademia ka vazhduar me programin artistik të Shoqatës Kulturore-Artistike Clasicos nga Gjilani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.