UBT

Përmbyllet manifestimi tradicional “Ditët e Agimit 2025″

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hysenit dhe Shoqatës Kulturore “Ditët e Agimit” në Zhegër, kanë vazhduar aktivitetet e manifestimit tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2025”.

Në shënimin e ditëlindjes së Agim Ramadanit, në “Tubimi Qendror – I këndojmë Agimit”, bashkë me kryetarin e Komunës së Gjilanit Alban Hyseni ishte edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Alban Hyseni, tha se manifestimi “I këndojmë Agimit” ishte një aktivitet i veçantë në kuadër të manifestimit Ditët e Agimit 2025, ku përmes këngës e fjalës, nderuan jetën dhe veprën e heroit Agim Ramadani.

“Në Zhegër, kujtuam jetën dhe veprën e heroit Agim Ramadani përmes këngës, poezisë dhe artit, në praninë e qytetarëve, artistëve dhe mysafirëve të shumtë – ndër ta edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Lavdi Komandant Katanës dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë”, ka thën Hyseni.

I pari i Gjilanit, tha se manifestimin “Ditët e Agimit 2025”, e përmbyllën me aktivitetin e mbajtur në pendën e Livoçit, ku përveç përfaqësuesve nga e gjithë Kosova, morën pjesë edhe peshkatarë nga Shqipëria, duke e kthyer këtë ngjarje në një manifestim të vërtetë mbarëkombëtar.

Mobi Casa

Sipas tij, pjesëmarrja dhe angazhimi i peshkatarëve në këtë aktivitet përkujtimor është një dëshmi e fuqishme e bashkimit tonë rreth vlerave të përbashkëta dhe respektit të thellë për historinë dhe sakrificën e të rënëve.

Ndërsa ish kryeministri Albin Kurti, ka thënë për heroin Agim Ramadani, se është ndër dëshmorët e rënë në luftën çlirimtare të popullit shqiptar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, teksa shtoi se dëshmorët e kombit nuk janë të përjetësuar në kujtesën tonë kolektive dhe në historinë e Kosovës vetëm për shkak të aktit të tyre të rënies, por edhe për aktivitetet e tyre sa ishin gjallë, angazhimit dhe veprës së tyre në totalitetin e saj.

“Agim Ramadani është me profilin më të gjithanshëm: trashëgimia ushtarake, politike dhe artistike e të cilit vazhdon ende të na befasojë, teksa shohim fotografitë, poezitë, pikturat dhe dorëshkrimet e tij. Agim Ramadani ishte pra, poet, piktor, aktivist politik, strateg ushtarak, si dhe një patriot me shpirt artisti e fort frymëzues edhe për gjeneratat e sotme sikurse për shoqërinë e tij dikur”, tha kryeministri.

Kurti shtoi se të tilla manifestime ua zgjasin jetën kujtimeve me nderime dhe mirënjohje jetës së dëshmorëve të lirisë dhe i forcojnë lidhjet e këtyre kujtimeve nga njëri brez në tjetrin.

“Sepse duke i kujtuar dëshmorët mes të gjallësh se si ishin ata, sa ishin të gjallë, i mbajmë të gjalla kujtimet tona për ta dhe shembullin e tyre për ne. Ju dëshiroj një pasdite çlodhëse dhe një mbrëmje të këndshme sonte, në këto ditë të hershme të pranverës së sivjetme, dhe ju përgëzoj për mirëmbajtjen e manifestimeve “Ditët e Agimit”. Lavdi Katanës, heroit Agim Ramadani, bashkë me dëshmorët dhe martirët e kombit të rënë për lirinë e Kosovës”, tha Kurti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.