ARKATANA

Lutfi Haziri: I kërkova Pacollit ta votojë Osmanin për presidente

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se i ka kërkuar ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit që ta votojë Vjosa Osmanin, për presidente.

Haziri ka treguar se në kohën kur LDK-ja vendosi ta mbështesë Vjosa Osmanin për presidente, i ka kërkuar ish-presidentit Behgjet Pacolli që ta votojë Osmanin për këtë pozitë, pasi në atë kohë ky i fundit ishte kundër.

GRANDEMALL

“Pacollin unë e kam thirr, po e bëj publike për herë të parë, kur ka vendos LDK-ja me ja dhanë votat e veta presidentes Osmani, për presidente, unë e kam ndihmuar edhe një hap përtej kësaj, unë e kam thirrë presidentin Pacolli dhe e kam lut që me e taku presidenten e sotshme Vjosa Osmani, dhe me ia dhanë besimin për votë sepse ai ka pas pozicion kundështues. Unë i ka kërkuar që ta takon dhe ta voton, meqë LDK-ja po e voton, ai ka qenë në listën tonë, që t’ia jap besimin dhe ta voton, ai është tregu burrshtetas, jo si president i tretë i republikës, por si burrshtetas u ardh e ka taku, dhe i ka thanë unë të mbështes, dhe të mbështes me të gjithë kapacitetin time, përkundër që kam paknaqësi por nuk kam kërkesa. Edhe unë besoj qëndrimi i tij, se ai, me kërkesën e Kurtit ka fol edhe me deputetët e tjerë për me e siguru pjesëmarrjen në Kuvend”, ka thënë Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.