Hidromorava

Baraliu: Partitë politike po bëjnë lojëra teatrale, asnjëra palë nuk i ka numrat për formimin e Qeverisë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Analisti politik Mazllum Baraliu e ka komentuar ngërçin institucional në vend duke e quajtur atë një “lojë teatrale politike”, ku partitë po veprojnë për inate të ndërsjella dhe po e thellojnë krizën me pasoja serioze për vendin.

“Unë e shoh si një lojë teatrale politike, si një parodi që po ndodhë në mes të partive politike, edhe atyre të minoriteteve,” ka deklaruar Baraliu.

Sipas tij, askush nuk i ka numrat për të formuar qeverinë, dhe kjo po e shtyn vendin në një situatë të pasigurt institucionale.

Hidromorava

“Po ndodhë një shtyrje, një hatërmbetje. Asnjë palë nuk i ka votat për votimin e Qeverisë dhe në votimin e qeverisë thehen ato rreshtat,” u shpreh Baraliu për FrontOnline.

Ai paralajmëroi se kjo situatë, nëse vazhdon, mund të ketë pasoja të rënda për vendin.

“Për inati të njëri-tjetrit, po e dëmtojnë gjendjen kohore e cila është emergjente, sepse ne sa më shpejt dhe ky vakum që ka mbetur në Gjykatën Kushtetuese që nga viti 2014, për t’i realizuar betejat e tyre, do të jenë bumerang për vetë partitë,” ka përfunduar ai.