UBT

Lutfi Haziri fton qytetarët që ta rrisin kujdesin, solidaritetin dhe lojalitetin ndaj masave anti-COVID-19

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Komiteti Komunal i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka mbajtur mbledhjen e radhës vlerësuese, të udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri.

Haziri ka ftuar qytetarët që ta rrisin kujdesin, solidaritetin dhe lojalitetin ndaj masave anti-COVID-19.

Uji Dea

“Apeloj që të vazhdojmë t’i zbatojmë rekomandimet e institucioneve të Republikës. Tashmë ka hyrë Ligji në fuqi dhe ju lutem që ta respektoni sepse përpos inspektorëve komunalë edhe policia e shtetit tash shqipton gjoba mandatare në mënyrë aktive”, ka thënë Haziri, teksa e ka paraqitur edhe pasqyrën e përgjithshme të përballjes me COVID-19.

“Nga 172 ditë të menaxhimit të situatës të emergjencave civile, Komiteti për parandalimin e përhapjes së COVID19 në Gjilan në bashkëpunim me institucionet e përfshira, ka konfirmuar se 855 qytetarë janë prekë me infeksion, prej të cilëve 632 janë shëruar plotësisht, 33 e kanë humbur betejën fatkeqësisht, raste aktive i kemi 166, 24 mostra në pritje dhe 44 qytetarë janë në hospitalizim, për të cilët kujdesemi 24 orë”, ka shtuar kreu i Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.