FITORJA

Lutfi Haziri: “Flaka e Janarit 2018” i kushtohet heroit të shqiptarëve, Skënderbeut

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbledhur sot në takim Bordin e manifestimit shumëkulturor kombëtar “Flaka e Janarit 2018”, me qëllim të koordinimit të punëve në të gjitha fushat.

Në këtë takim janë formuar grupet punuese për katër shtyllat e manifestimit që tradicionalisht kanë qenë: arti letrar, arti pamor, arti dramatik dhe arti muzikor.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se “Flaka e Janarit 2018” i kushtohet heroit të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në 550 vjetorin e vdekjes, përderisa ka theksuar se i tërë viti do t’i kushtohet atij në aspektin e kulturës.

GRANDEMALL

Poashtu, në këtë takim është vendosur edhe për shpalljen e konkursit për shtyllat e sipërpërmendura, për brendingun, sikurse edhe për aspektet e sponsorimit të këtij manifestimi nga ana e kompanive gjilanase.

Përndryshe, ky manifestim shumëkulturor sivjet i është kushtuar kolosit të Karadakut, Idriz Seferi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.