ARKATANA

Lutfi Haziri falënderon shoqatën e bashkatdhetarëve “Pogragja”, për mbështetjen ndaj projekteve komunitare

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur në një takim pune përfaqësuesin e shoqatës “Pogragja” në Zvicër, Agron Aliun dhe përfaqësuesin e këshillit të fshatit Pogragjë, Muhamet Islami, me të cilët kanë konfirmuar se do të vazhdojë bashkëpunimin maksimal për investimin e projekteve për këtë fshat.

“Është shoqata “Pogragja” në Zvicër, e cila ka mbështetur nismat e fshatit përmes kontributit të madh që ka dhënë mërgata me financimin direkt për gjelbërimin e ambientit, pastrimin, mirëmbajtjen në përgjithësi dhe realizimin e projekteve të tjera në fshat. Bashkë me shoqatën, por edhe me Këshillin e Fshatit, Komuna e Gjilanit do të investojë projekte me prioritet në këtë fshat për të krijuar kushte më të mira të jetës dhe standarde moderne”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se lajm i mirë është ratifikimi i marrëveshjes nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, për investimin e impiantit dhe kolektorëve që e prekë direkt edhe Pogragjën.

Projekt i cili rrjedhën e lumenjve do ta kthej në pamjen e tyre natyrale pa ndotje dhe pa kundërmim. Projekti tjetër është investimi infrastrukturor te Kalaja, ku pos infrastrukturës bazike do të punojmë në shndërrimin e asaj pjese përgjatë rrjedhës së lumit Llapushnica, në një park rekreativ për fshatin dhe vizitorët gjithashtu, që bashkërisht e kemi filluar dhe do të punojmë njëkohësisht edhe në drejtimet tjera për më të mirën e mundshme”, ka thënë Lutfi Haziri.

Eco Higjiena

Agron Aliu, nga shoqata Pogragja në Zvicër ka falënderuar kryetarin për angazhimin dhe mbështetjen, derisa ka konfirmuar se tani është radha e investimeve brenda fshatit në ndriçim trotuare dhe gjelbërim duke konfirmuar se pritjet janë që ky projekt të realizohet gjatë këtij viti eventualisht përfundimi i tij të bëhet në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.

Edhe Muhamet Islami që deri tani ishte koordinator i fshatit, ka qenë falënderues ndaj Komunës së Gjilanit dhe shoqatës Pogragja për punët që kanë bërë në fshat dhe njëkohësisht për investimet që janë bërë në këtë kohë.

Ai më tej ka konfirmuar se bashkëpunimi, angazhimi dhe puna nuk do të mungoj asnjëherë që ky fshat të jetë gjithnjë e më mirë, ashtu edhe qysh e meriton./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.