ARKATANA

Lutfi Haziri bën bashkë kryetarët e Degëve të LDK-së në regjionin lindje, konfirmohet angazhimi maksimal për fitoren e madhe të 17 tetorit

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Gjilan – Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, njëherësh kryetar i Degës në Gjilan, ka bërë bashkë sot kryetarët e Degëve të regjionit të lindjes, për koordinim sa më të mirë për zgjedhjet e 17 tetorit.

Në takim kanë marrë pjesë kryetarët e Degëve të Vitisë, Kamenicës, Novobërdës, Kaçanikut, Hanit të Elezit, Kllokotit e Shtërpcës, përkatësisht Sokol Haliti, Jetoj Biçkaj, Bajrush Ymeri, Lutfi Zharku, Shkëlqim Jakupi, Hyrijete Jusufi, Përparim Rexhepi e Vali Ahmeti, sikurse edhe Arbër Ismajli, shef i Shtabit Zgjedhor të LDK-së në Gjilan.

FIDANISHTJA

Gjatë takimit është konfirmuar angazhimi maksimal për fitoren e madhe të LDK-së më 17 tetor, pasi që tashmë edhe me sondazhet e fundit Lidhja e Ibrahim Rugovës po udhëheq bindshëm në të gjitha komunat e regjionit të lindjes.

Haziri ka falënderuar kryetarët e Degëve të LDK-së për prezencën dhe kontributin e tyre, duke thënë se koordinimi mes vete si regjion është shembulli më i mirë në nivel vendi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.