Eko Higjiena

Lutfi Haziri apelon qytetarët që t’i respektojnë masat anti-COVID-19

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Komiteti i Emergjencave në takimin e rregullt të mbajtur sot, me pjesëmarrjen e të gjitha institucioneve në nivelin lokal, ka vlerësuar gjendjen me Covid-19, derisa ka konfirmuar se janë shënuar edhe 18 raste të reja dhe 17 të shëruar plotësisht.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se respektimi i masave anti-Covid, është zgjidhja e vetme për parandalimin e virusit.

Hidromorava

“Luten qytetarët e Gjilanit që të respektojnë rekomandimet e institucioneve të shtetit, sepse përballja me Covid-19 nuk është e lehtë. Gjendja e përgjithshme është nën kontroll, me gatishmërinë më të lartë institucionale në fushën e shëndetësisë, emergjencave civile por edhe bashkëpunimin shumë të mirë me Policinë e Kosovës. Është e domosdoshme që të shmanget grumbullimi i qytetarëve, apo edhe daljet e panevojshme në qytet”, ka thënë Haziri.

Në Gjilan në bazë të statistikave, gjatë gjithë përballjes me pandeminë kemi 638 raste në total, prej të cilave 173 raste janë ende aktive dhe nën monitorim të vazhdueshëm, derisa janë shëruar 439 pacientë dhe për fat të keq, betejën me Covid-19 e kanë humbur 26 qytetarë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.