Eko Higjiena

Luta vizitë në kompaninë “Shaqa”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vazhduar vizitat në bizneset gjilanase. Kësaj radhe, Haziri ka vizituar kompaninë e transportit “Shaqa”, ku u njoftua për problemet dhe ecurinë drejt suksesit të këtij biznesi gjilanas.

Pronari i kompanisë “Shaqa”, Haki Shaqiri, i ka kërkuar ndihmë Hazirit në përmirësim të infrastrukturës, në dhënien e lejeve të kompanive që e meritojnë etj.

“Kompania jonë është më e suksesshmja në këtë sektor. Ne kemi krijuar vende pune. Në Gjilan janë dhënë leje për taksi çdokujt, ndërsa mbi 150 leje janë shitur. Duhet të ketë një kriter për dhëniet e lejeve. Duhet të na ndihmoni edhe në përmirësimin e infrastrukturës, heqjen e pengesave në rrugë etj.”, ka thënë drejtori i këtij gjiganti të transportit, Haki Shaqiri.

Uji Dea

Nga ana tjetër, kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka premtuar mbështetje maksimale kësaj kompanie, duke ia lehtësuar funksionimin e saj.

“Më vjen mirë që jeni zhvilluar si biznes. Ju garantoj se do të keni përkrahjen dhe mbrojtjen time gjithmonë. Ne e kemi bërë planin operativ për transportin, do të ulemi bashkë me të gjitha kompanitë dhe do ta finalizojmë. Ju nuk do të keni më probleme me infrastrukturë sepse do ta bëjmë shumë moderne. Do ta bëjmë shenjëzimin e duhur, do të bëjmë parkingje të vogla vetëm për taksitë. Ajo që e është e rëndësishme është se ne nuk do të japim leje atyre që s’e meritojmë. Do të ketë kriter për këtë”, ka thënë me këtë rast kryetari ia ardhshëm i Gjilanit thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/