ARKATANA

Luta në takim me mantelbardhët: Faleminderit heronjve të gjallë të ditëve të sotme për punën e jashtëzakonshme gjatë pandemisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zhvilluar bashkëbisedim me punëtorët shëndetësorë, në takimin e organizuar nga Shtabi Zgjedhor i LDK-së sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19.

Kryesuesi i Komisionit për Shëndetësi në LDK, ish ministri Dr. Imet Rrahmani, ka thënë se shëndetësia primare dhe mirëqenia sociale, janë në mesin e punëve të mira që qeverisja Haziri ka bërë në mandatin e kaluar.

“Pandemia e ka dëshmuar që në Gjilan shëndetësia primare është në binarë të drejtë dhe për këtë merita më e madhe i takon kryetarit, Lutfi Haziri, për zbatim të politikave shëndetësore”, ka thënë Rrahmani.

Ndërsa, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar mantelbardhët për angazhimin gjatë pandemisë, duke i cilësuar si heronj të gjallë të ditëve të sotme.

Mobi Casa

“Punëtorët shëndetësorë dhe punëtorët e mirëqenies sociale i falënderoj për besimin që ma kanë dhëne gjithmonë. Këtë besim e kam ruajtur duke bashkëpunuar për të mirën e qytetarëve. Faleminderit tri institucionet shëndetësore në Gjilan që në kohën periudhën e pandemisë kanë tregu angazhim maksimal, QRSHP-së, SPGJ-së dhe QKMF-së. Brenda kësaj kohe, përveç tjerash, i kemi dhënë mbi 13 mijë vizita shtëpiake për pacientët me COVID-19”.

Sa i përket investimet, i kemi rinovuar të gjitha qendrat shëndetësore, ndërkaq pas ndërtimit të ambulantës në Llashticë, tashmë është gati edhe objekti i ri i QKMF-së me standarde europiane, përballë Spitalit të Përgjithshëm, që përkthehet me dyfishim të hapësirave për mjekët e pacientët e gjashtë shërbime të reja shëndetësore. Faleminderit heronjve të gjallë të ditëve të sotme për punën titanike gjatë pandemisë”, ka thënë kryetari Haziri.

Në këtë takim janë prezantuar edhe kandidatët për Asamble Komunale, Dr. Besim Guda, Sami Ahmeti, Gresa Avdiu e Bashkim Bislimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.