ARKATANA

Luta: Gjilani nuk tutet prej jabanxhinjve

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ia ka bërë sefte me tubime në fshatin Llashticë në fushatën elektorale të balotazhit, ku të pranishëm ishin edhe banorët e fshatit Myqibabë. Prezent në këtë tubim ishte edhe kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë.

Përfaqësuesit e fshatit theksuan nevojën urgjente të investimit në këtë fshat, pasi pushteti në largim nuk ka kryer asnjë nga punët e premtuara.

Në fjalën e rastit, fituesi i zgjedhjeve të 3 nëntorit, Lutfi Haziri, është shprehur se fshati Llashticë ka vuajtur shumë në luftën e fundit dhe për këtë meriton një trajtim të veçantë, për t’ua zgjidhur problemet që e mundojnë këtë fshat.

“Llashtica do ta konfirmoj fitoren e tetë me radhë që nga paslufta. Ky është nderë i madh për LDK-në. Iu gjunjëzohem juve të gjithë llashticasve, familjeve të dëshmorëve, veprimtarëve, kryefamiljarëve, të gjithëve për këtë besim të madh që na keni dhënë. Masakra në Llashticë është e njëjtë me Recakun e Qirezin. Për këtë fshat do të kemi përkujdesje të madhe ”, ka thënë Haziri.

Ai siguroi banorët se do t’i mbajë të gjitha premtimet që i ka dhënë për prioritetet e investimeve në Llashticë.

ARKATANA

“Ndërrimi i qeverisjes do ta bëjë Llashticën me rrugë, ujë, kanalizim e ndriçim. As ftohti që po mbretëron në këtë sallë nuk ju ndali të vini e të na përkrahni. Në qeverisjen e LDK-së këtë sallë të kulturës do ta bëjmë me nxemje. Kam ardhur edhe njëherë t’ju them që ta rikonfirmoni fitoren. Faleminderit për besimin që ma keni dhënë. Besimi që na është dhënë neve nuk na ka rritur mendjen, por na ka bërë më të kujdesshëm dhe më punëtorë. Ju siguroj të gjithëve se Llashtica duhet të behët model i qeverisjes së LDK-së. Ky proces zgjedhor ka treguar se rugovizmi është kthyer fuqishëm në Gjilan. Rugovizmi nuk është vetëm term, por është emër që lidhet, me lirinë, pavarësinë dhe demokracinë. Është emër i të ardhmes. Me 1 dhjetor ju lus që të dilni edhe më masovikisht”, theksoi Haziri.

Kryetari Haziri pohoi se “Ka ardhur koha që t’ua tregojmë edhe njëherë vendin jabanxhinjve, që kanë nisë sërish të sillen në Gjilan e po tentojnë t’i frikësojnë njerëzit. Gjilani nuk tutet prej jabanxhinjve”.

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka potencuar hapjen e javës së flamurit, duke nderuar dëshmorët e martirët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

“Prej mbrëmë deri të dielën e kemi hapur javën e flamurit. Ne do ta shënojmë këtë javë për nderë të flamurit për ta mbyllur fushatën më 28 nëntor ora 16:00. Festa e flamurit është sinonim i sakrificës së dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë shqiptarëve që u sakrifikuan për këtë ditë”, përfundoi kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.