Luta falënderon qytetarët e “Dardania I”, për mbështetjen e përhershme: Kjo lagje e rezistencës mbetet krenaria e jonë

Edhe lagjja “Dardania I”, i ka dhënë përkrahje rekorde kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kandidates për Asamble Komunale atje, Diana Toska, për zgjedhjet e 17 tetorit.
Në emër të kësaj nëndege ka folur Fidan Qerimi, i cili konfirmoi angazhimin e madh të qindra aktivistëve e veprimtarëve të LDK-së për ta bërë fitoren e madhe më 17 tetor.
E kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi i falënderoi për përkrahjen e përhershme, ka thënë se Dardania e rezistencës mbetet krenaria jonë.
“Dardania I” tradicionalisht më ka dhënë mbështetje të përhershme mua dhe LDK-së. Faleminderit veprimtarëve të LDK-së, të cilët për 30 vjet janë angazhuar për ditët e sotme. Kjo lagje e rezistencës vazhdon të mbetet krenaria e jonë. Dua ta ritheksoj se Dardania I ka qenë shtëpia e LDK-së në një kohë të pakohë. Sa i përket investimeve, do të vazhdojmë ta ndërtojmë shtratin e Mirushës deri në rrugën qarkore dhe ky problem do t’i takojë të kaluarës. Për punët e kryera nuk dua të flasë. Ju faleminderit nga zemra. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj!”, ka thënë Haziri.
(Takimi është organizuar në formatin 20 persona në ambient të mbyllur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)