Alban Hyseni promovon projektet e Ministrisë
Gjilan – Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Dobërqan-Pogragjë, ku lidhen dhe zhvillohen disa fshatra të kësaj ane. Ky projekt është aprovuar në kohën e Ramush Haradinajt ndërsa LVV e ka stopuar tash e tri vite.
Njoftimi i komunës:
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim, Kushtrim Ibrahimin, kanë dalë tek vendi ku po realizohen punimet.
I pari i komunës, tha se mbi 620 mijë euro dhe 3740 metra gjatësi me 5.50 metra gjerësi është rruga Dobërqan – Pogragjë, ku kanë filluar punimet.
Sipas tij kjo po bëhet për zhvillimin e fshatrave, për fshatra me potencial turistik dhe zhvillim ekonomik local.
“Po e zbatojmë me përpikëri projektin tonë politik, i cili garanton zhvillim”, tha Alban Hyseni./rajonipress/