RCCOLA

Luta: “Dardania” ka vendosur standard të ri të masivitetit në tubime

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vazhduar fushatën “ecje në këmbë” në lagjen “Dardania”, ku takoi qytetarë të shumtë, të cilët i rikonfirmuan mbështetjen e fuqishme për datën 3 nëntor, ditën kur do të mbahen zgjedhjet lokale.

Qytetarët e “Dardanisë” thanë gjatë bisedave të shumta me kryetarin Haziri se do t’ia besojnë votën në tërësi, pasi e vetmja shpresë për këtë qytet është njeriu që nuk ka humbur asnjë betejë deri më sot, njeriu i ndryshimeve, Lutfi Haziri.

Haziri ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e madhe që po i japin, duke theksuar se kjo përkthehet me përgjegjësi të madhe ndaj gjilanasve.

Mobi Casa

Më pas, kreu i LDK-së në Gjilan qëndroi në zyrën e nëndegës së LDK-së në Dardani, ku u njoftua për mobilizimin e madh për datën e 3 nëntorit.

“Me tubimin madhështor “Dardania” ka vendosur një standard të ri të masivitetit në tubime. Ju keni dëshmuar se është kthyer mbështetja e qytetarëve si në kohën e Presidentit Ibrahim Rugova. Përkrahja e madhe që po na jepet në çdo tubim do të thotë se nuk keni nevojë me dalë për herën e dytë sepse do të fitojmë pa balotazh”, ka thënë kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/