FITORJA

Lumezi e Maloku në Francë kërkojnë bashkëpunim për të luftuar terrorizmin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar edhe nga Jetish Maloku kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Gjilanit janë duke qëndruar për vizitë zyrtare në Francë, ku kanë zhvilluar disa takime me personalitete të institucioneve të drejtësisë të Francës.

Kryeprokurori Lumezi është pritur në takime të ndara nga Prokurori i Republikës së Parisit, Francois Molins dhe Prokurorja e përgjithshme e Prokurorisë së Apelit në Paris, Catherine Champrenault.

Mobi Casa

“Lumezi dhe Prokurori i Republikës të Parisit, Molins, gjatë takimit kanë diskutuar për strukturën organizative, kompetencat, rolin dhe funksionimin e kësaj prokurorie, në veçanti për rastet e terrorizmit. Lumezi dhe Molins kanë diskutuar për rritjen dhe intensifikimin e bashkëpunimit në mes të shtetit të Kosovës dhe asaj të Francës për të parandaluar dhe luftuar terrorizmin. Prokurori Molins, shprehu gatishmërinë që t’i jap mbështetje të plotë kryeprokurorit Lumezi, në ndërmarrjen e veprimeve për identifikimin dhe luftimin e veprave penale që ndërlidhen me terrorizmin, që kanë të bëjnë edhe me bashkëpunimin juridik ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.

Kryeprokurori Lumezi me prokuroren e përgjithshme të Prokurorisë së Apelit të Parisit, Catherine Champrenault, kanë ndarë përvojat e dy institucioneve, si dhe janë pajtuar që në të ardhmen të rrisin bashkëpunimin edhe më tutje në mes shtetit të Kosovës dhe asaj të Francë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.