RCCOLA

Lulzim Basha me 80 për qind të votave kryetar i PD-së

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Tiranë – Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha fitoi zgjedhjet brenda Partisë Demokratike me shumicë dërrmuese kundër kandidatit Sokol Olldashi, ndërsa mori urimet e para të fitores menjëherë pas nisjes së numërimit të votave.

Rezultati final nuk është publikuar ende, ndërsa numërimi i votave përfundoi në orët e para të mëngjesit të së martës. Basha raportohet se ka marrë mbi 80 për qind të votave, transmeton Shqip.

Eco Higjiena

Më pak se një e treta e anëtarëve të PD-së morën pjesë në zgjedhje, të cilat u konsideruan si poshtë standardeve demokratike, pasi nuk garantuan fshehtësinë e votës ndërsa kandidati Sokol Olldashi deklaroi se mijëra vetë janë shtuar në listat e votuesve në momentin e fundit.

Partia Demokratike përjashtoi nga zgjedhjet të gjithë anëtarët që nuk “kishin rinovuar” kartat e anëtarësisë, gjë që solli mohimin e të drejtës së votës për demokratët e anëtarësuar në këtë parti në dekadën e parë pas rënies së komunizmit.